Flash

Basha kthehet pasdite nga Berlini, mësohet se ku do të takohet me Mogherinin

Lapsi.al 18 April 2018
Basha kthehet pasdite nga Berlini, mësohet se ku do të takohet me

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk do të marrë pjesë në takimin e përfaqësues së lartë të diplomacisë europiane Federica Mogherini me opozitën sot në mesditë.

Kjo gjë u bë e ditur më herët nga burime zyrtare nga PD, ku u tha se në takimin e Mogherinit me opozitarë do të merrnin pjesë nënkryetari i PD-së Edi Paloka dhe deputeti Tritan Shehu.

Por me sa duket Basha do të ketë një takim ‘flash’ jashtë kryeqytetit. Basha do të zhvillojë një takim të shkurtër me Mogherinin në Rinas.

Ky takim do të jetë para se Mogherini të largohet nga Tirana, ndërkohë që Basha kthehet nga Gjermania rreth orës 13:30, ku ishte për të lobuar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI