Flash

Haradinaj pas takimit me Mogherinin: Liberalizimi i vizave për Kosovën çështje javësh

Lapsi.al 18 April 2018
Haradinaj pas takimit me Mogherinin: Liberalizimi i vizave për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të insistojë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, Haradinaj u shpreh se Kosova ka shënuar procese të rëndësishme, madje sipas tij liberalizimi i vizave për kosovarët është çështje javësh.

“Kosova ka shënuar progres në shumë procese të rëndësishme, të nevojshme për integrimin e vendit në familjen europiane dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj. Është një proces i gjatë për të cilin jemi të përkushtuar si Qeveri, andaj është e rëndësishme që kjo të vlerësohet dhe Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe me të drejtë pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh”, - shkroi Haradinaj në Facebook.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI