Flash

Aksidenti në Elbasan/ Gruaja u hodh nga makina pasi po e ngacmonte shoferi

Lapsi.al 20 April 2018
Aksidenti në Elbasan/ Gruaja u hodh nga makina pasi po e ngacmonte shoferi

Një grua u hodh nga makina me të cilën po udhëtonte në rrugën Elbasan- Ish Metalurgjik, pasi po ngacmohej nga shoferi i makinës.

Në fillim u raportua se gruaja e identifikuar si Shpëtime Tufa, 55 vjeç, po kalonte rrugën në momentin kur u përplas nga automjeti duke fluturuar disa metra në ajër.

Megjithatë, tashmë nga hetimi paraprak raportohet se ajo ka qenë pasagjere në makinë. Mësohet se e aksidentuara mund të jetë ngacmuar nga ana e drejtuesit dhe ndërsa ka reaguar duke kërkuar të ndalte makinën drejtuesi, ky i fundit ka refuzuar dhe ka vazhduar ngacmimin.

Në këtë situatë, 55-vjeçarja ka hapur derën e makinësdhe është hedhur duke u rrokullisur në rrugë ku ka mbetur e dëmtuar rëndë.

Policia e Elbasanit në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur, ka kapur dhe shoqëruar në polici autorin e aksidentit, 45-vjeçari Julian Hida.  Ky shtetas i kishte marrë makinen kusheririt te vet shtetasit E.H. Shtetasi u kap në ecje e sipër në afërsi të zonës ku banon. Ndërkohë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Të këshilluara

Rama rikthen Haki Çakon, emërohet...

Ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është emëruar si këshilltar për Çështjet e Emergjencave i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhacka. Ai u...

18:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI