Flash

Fitorja e Bregut në Këshillin Rajonal, Patozi ironizon Bashës: Majlinda duhet të falenderojë Lulin

Lapsi.al 23 April 2018
Fitorja e Bregut në Këshillin Rajonal, Patozi ironizon Bashës:

Astrit Patozi i ka bërë thirrje me ironi Majlinda Bregut që të falënderojë kreun e PD-së Lulzim Basha për fitoren e sotme në garën me ish kryeministrin malazez për sekretare të Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Sipas tij, në këtë rast Basha nuk kishte mundësi të ndikonte në një tjetër humbje.

 “MAJLINDA DUHET TË FALENDEROJË LULIN

Që prej sot, një shqiptare do të jetë zyrtare e lartë e Bashkimit Europian. Më në fund, është vendosur që Majlinda Bregu do të jetë sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Mund të thuhet pa frikë se emërimi i saj është e vetmja fitore e Partisë Demokratike në këto 5 vjet, që kur kryetar i saj u caktua Lulzim Basha. Sepse ka qenë i vetmi rast kur ky i fundit nuk ka pasur mundësi të ndikonte apo “ndihmonte” për të regjistruar një humbje tjetër. Ndaj edhe Majlinda nuk ka pse të mos e falenderojë edhe Lulin. Krenarë që Europa njohu dhe vlerësoi një nga investimet më të qenësishme dhe serioze të Partisë Demokratike në 15 vitet e fundit. Urimet më të mira Majlinda Bregut!” – shkruan Patozi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI