Flash

Kokainë në lokalin e bllokut, arrestohet administratori (EMRI)

Lapsi.al 23 April 2018
Kokainë në lokalin e bllokut, arrestohet administratori (EMRI)

Administratori i një lokali në zonën e njohur si zona e Bllokut në Tiranë është arrestuar pasi akuzohet se ka përshtatur lokalin për përdorim droge.

Policia ndërmori një kontroll gjatë të dielës së 22 prillit 2018, nëpër lokalet e kryeqytetit.

Gjatë gjatë kontrollit në një lokal në rrugën "Pashko Vasa", administratorit Orial Peçi, 37 vjeç iu gjetën 7 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë, pasi nuk kanë treguar për sasinë e lëndës narkotike shtetasit :

- E. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.

- A. Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të 37 vjeçarit, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 285/a Kodit Penal dhe për veprën penale “ Moskallzim Krimi”, në ngarkim të shtetasve E. B., dhe A. Ç., parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI