Flash

Presidenti i Këshillit Europian vjen nesër në Tiranë

Lapsi.al 23 April 2018
Presidenti i Këshillit Europian vjen nesër në Tiranë

Pas rekomandimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë gjatë javës së kaluar, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk vjen gjatë së martës në Tiranë. Vizita e tij vjen në kuadër të një turi më Ballkanin Perëndimor, i cili nis nesër në Tiranë.

Në vijim ai do të vizitojë Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë dhe Bosnjën. Por mësohet se vetëm një ditë më vonë, gjatë së mërkurës, Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Gjermanisë.

Gjatë së enjtes ai pritet që të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, në kuadër të lobimeve për vendet skeptike të Bashkimit Europian, për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Mes këtyre vendeve krahas Gjermanisë, bën pjesë edhe Hollanda dhe Franca.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI