Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ideja "gjeniale" e Ilir Beqajt: Taksa e TVSH të paguhet për çdo televizor në shtëpi!

Lapsi.al 24 April 2018
Ideja "gjeniale" e Ilir Beqajt: Taksa e TVSH të paguhet për

Deputeti i PS-së, Ilir Beqaj, ka hapur një debat në Komisionin e Mediave që me gjasa do të nisë edhe nga Qeveria për ndryshimin e mënyrës së taksimit për kontributin që jep çdo qytetar për buxhetin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Deri më sot çdo familje paguan 100 lekë çdo muaj në faturën e dritave për RTSH-në, por për deputetin e PS-së kjo është e pamjaftueshme. Ilir Beqaj ka thënë se taksa në fjalë është për aparatet që përdor një familje dhe jo për të gjithë shërbimin.

Sipas tij, një familje që ka dy televizorë në shtëpi duhet të paguajë dy herë taksën për RTVSH-në. “Mesa di unë, ajo nuk është taksë për shërbimin, por është taksë për aparatin televiziv kur është vendosur. Pa dashur të futem në emra të përveçëm, një hotel me 40 dhoma duhet të paguajë 40 herë taksë sepse ka 40 aparate televizive. Një pikë bastesh sportive duhet të paguajë 20 taksa se ka 20 aparate televizive. Ka qenë 6 mijë lekë në vit, u bë 12 mijë lekë në vit. Ka qenë 5% komisioni që iu bë një favor CEZ-it atëherë, vajti në 10% të komisionit”, ka thënë dje Ilir Beqaj.

Por ky propozim për rritjen e taksës është kundërshtuar nga Fidel Ylli. “Po në shtëpi kur ke 7 televizorë, do paguash shtatë herë ti?! Do vijë ai të kontrollojë ty në shtëpi?!”, tha deputeti i PS-së, i habitur.

Por për Beqajn kjo duhet të jetë zgjidhja për të rritur buxhetin e RTSH-së. “Ajo është taksë aparati, jo taksë shërbimi. Po patjetër, ta kontrollon nga sinjali që çon”, ka thënë socialisti, shkruan Panorama.

Po në një linjë me Ilir Beqen ishte dhe kryetari i AMA-s, Gentian Salaj, i cili ka thënë se rritja e taksës për RTSH-në do mundësonte përmirësimin e cilësisë së 12 kanaleve. “Të mbash 12 kanale me të njëjtin buxhet dhe të jenë cilësore, kjo nuk është e mundur. Pasi mund të them që taksa në Shqipëri është 8.7 euro. Nuk ka vend që e ka poshtë 17 eurove. Mali Zi e ka taksën 17 euro, Maqedonia 37 euro, Serbia e ka taksën 30. Nëse duhet të kemi një operator publik të shëndetshëm, nuk e mbulon dot me atë buxhet”, ka thënë Salaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI