Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Sulmi në Toronto/ Kush është shqiptari që ndihmoi të plagosurit (FOTO)

Lapsi.al 24 April 2018
Sulmi në Toronto/ Kush është shqiptari që ndihmoi të

Mes njerëzve që kanë shkuar për t'i dhënë ndihmë të plagosurve nga sulmi i djeshëm me furgon në Toronto ishte edhe Bes Kondi, shqiptar i cili konsiderohet si 'hero' nga mediat kanadeze.

Ai rrëfeu për 'Toronto Star' se ka lënë zyrën dhe ka vrapuar për të dhënë ndihmën ndaj të plagosurve të cilët ishin të shtrirë në rrugë. Shqiptari ka rrëfyer edhe fjalët e njërit prej të plagosurve, i cili rënkonte dhe thoshte “çka ndodhur, çka ndodhur”. 

“Kisha parë përmes TV ngjarje të tilla në Francë apo Gjermani, por kurrë nuk e kisha menduar që një situatë të ngjashme do ta përjetoja drejtpërdrejt këtu” – është shprehur shqiptari.

Kryeqyteti i Kanadasë, Toronto u trondit dje si pasojë e një sulmi me furgon nga i cili mbetën 10 të vdekur dhe 15 të plagosur. Agresori është identifikuar si Alek Minassian 25 vjeç i cili sulmoi me furgon njerëzit duke lënë shumë prej tyre të vdekur.

Bes Kondi, i lindur në Tiranë, ka emigruar në Kanada së bashku me prindërit dhe vëllain, Gazmendin, kur ishte vetëm 14 vjeç. Prej dy vitesh ai punon si menaxher pranë Kompanisë DEL Property Management.

bes kondi

(Bes Kondi)

 

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër (FOTO)

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Shkodër. Në lagjen 'Bahcallëk', një i moshuar që po lëvizte me bicikletë është goditur nga një automjet dhe për pasojë ka g...

16:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI