Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Del emri/ Kush është biznesmeni shqiptar që u rrëmbye nga dy serbë

Lapsi.al 25 April 2018
Del emri/ Kush është biznesmeni shqiptar që u rrëmbye nga dy

Gazeta serbe online “Veçernje novosti” njoftoi se diku në Rashkë, para një jave, më 17 prill, është rrëmbyer kosovari Shaqir Paskoli nga Prishtina.

Sipas kësaj gazete, ai është rrëmbyer nga dy kriminelë serbë. Kriminelët, njëri nga të cilët është i njohur për policinë,thotë gazeta, janë dorëzuar në Prokurori. Pritet që dosjen ta marrë Gjykata e Lartë në Beograd pasi kërkesa për lirimin e tij, 100 mijë euro, ishte bërë në kryeqytet, thotë kjo gazetë.

Zoran J. (48) nga Kurshumlia dhe Ivan S. (43) nga Beogradi, u arrestuan në një restorant të Beogradit bashkë me partnerin afarist të Shaqir Paskolit derisa po e merrnin “shpërblimin” për lirim.

Se çfarë ka bërë biznesmeni shqiptar nga Kosova, 50 vjeçari Shaqir Paskoli (50) në territorin e Rashkës kur ai u rrëmbye, po merren shërbimet e sigurisë. Bëhet fjalë për njeriun për të cilin në ndërkohë është konfirmuar se ka blerë toka në jug të Serbisë dhe se merret edhe me tregtimin e tokës së serbëve në Kosovë, thotë gazeta.

Paskoli, sipas "Novostit”, ka partnerë afaristë dhe bashkëpunëtorë nëpër Serbi, sidomos në Nish, Bujanoc, Vranjë, Kurshumli … Me avokatë e kriminelë serbë, ai blen toka jo vetëm në Kosovë, por edhe Serbi. Ky biznesmen prishtinas është i njohur shumë në këto qarqe.

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, dy të plagosur

Pas aksidentit me pasojë vdekjen në Shkodër, një tjetër aksident ka ndodhur sot pasdite në Fushë Krujë. Nga të dhënat e para mësohet se janë përplasur dy traile...

19:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI