Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ish-ministri: Negociatat do hapen në qershor, por s’ka lidhje me vetëp*llimin e qeverisë

Lapsi.al 25 April 2018
Ish-ministri: Negociatat do hapen në qershor, por s’ka lidhje me

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se beson se negociatat do të çelen zyrtarisht në qershor.

Sipas tij, kjo jo për shkak të "budallëk-lobimin që po e shet qeveria", siç thekson ai, por për shkak se është një vendim formal që na mban të lidhur me BE-në.

"E kam bindje që Këshilli i Ministrave të BE-në qershor, do vendosë të çelen negociatat! Jam në fakt i vetmi që e kam këtë bindje... Nuk ka lidhje fare me sa vetëpallohet qeveria apo politika jonë për këtë çështje! Aq më pak ka lidhje me këtë budallëk-lobbim që po e shet qeveria!

As me vettingun! As me “shpëtimtarët” Lu &Lei! Çelja e negociatave është një vendim formal që na mban të lidhur me BE. Kjo është edhe në interes të saj. Negociata janë! Asgjë më shumë sesa një lugë bosh në duart e Shqipërisë... Ndërkohë askush nuk e ka haberin se çfarë na pret në ato negociata... Askush nuk flet se sa të vështira janë! Çfarë kosto sociale do duhet të paguajmë!!!" shkruan Manjani në rrjetet sociale.

Të këshilluara

Tiranë, përdhunohet një vajzë 16-vjeçare

Një djalë 17-vjeçar është duke u hetuar nga Prokuroria pasi dyshohet të ketë përdhunuar një të mitur. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Tiranë. Policia k...

15:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI