Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Rama nga Gjermania: I kemi përmbushur detyrimet, jo 'kokë turku' i politikave të brendshme të BE-së

Lapsi.al 25 April 2018
Rama nga Gjermania: I kemi përmbushur detyrimet, jo 'kokë

Kryeministri Edi Rama thotë se rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë nuk duhet lexuar si hapje e negociatave.

Në një intervistë për DW nga Gjermania, ku ndodhet për një vizitë dyditore, Rama këmbëngul se Shqipëria ka përmbushur detyrimet e saj, por nuk përjashton ndonjë surprizë të pakëndshme, që thotë se lidhet më shumë me qëndrimet politike sesa progresin e Shqipërisë.

“Rekomandimi nuk është për t’u marrë si i mirëqenë. Ne kemi marrë rekomandimin e qartë dhe pa kushte nga Komisioni Europian dhe kjo nënkupton se kemi përmbushur të gjitha detyrimet. Por, tashmë vendimmarrja është e bazuar në gjykimin politik dhe në këtë gjykim ka gjithmonë luftë, këndvështrime dhe interesa të ndryshme. Do të shpresoja që Shqipëria të mos bëhej peng e asnjë dinamike të brendshme politike dhe të mos përdoret si një “kokë turku” për të avancuar axhenda që nuk kanë të bëjnë aspak me atë që ne kemi bërë”, - tha ai.

Rama u pyet edhe në lidhje me qëndrimin e deputetit të Bundestagut, Gunther Krichbaum.

“Po ta shohim nga këndvështrimi i hyrjes në një fazë të re tani, progresi është mjaftueshëm. Po ta shohim si anëtarë, jam dakord me zotërinë (Gunther Krichbaum) se kemi shumë për të bërë. Kjo ka të bëjë me nisjen e një pune të madhe për të qenë të përgatitur”, - shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI