Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Vlahutin në krah të PD dhe LSI: Shqipëria progres në 4 pika, problem dënimet dhe korrupsioni

Lapsi.al 25 April 2018
Vlahutin në krah të PD dhe LSI: Shqipëria progres në 4 pika,

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin lexon katër pika të progres-raportit të Komisionit ku vlerësohet Shqipëria. Vlahutin është shprehur se vendi ynë shihet si një model për procesin e Vettingut në rajon. Po ashtu Ajo ka folur edhe për marrëveshjen e 17 majit mes Bashës dhe Ramës, marrëveshje të cilën e cilësoi si një tejkalim të polarizimit politik në vend.

“Shqipëria shihet si model në rajon për procesin në vazhdim të Vettingut, së dyti për lëvizjet që janë bërë kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit, së treti, marrëveshja 17 majit tregoi që polarizimi politik mund të tejkalohet në kohë kritike për vendin dhe së katërti përparimi i bisedimeve dypalëshe me Greqinë”, - tha ajo.

Duke folur në Komisionin e Integrimit, kryediplomatja e BE-së në Tiranë thotë se reformat dhe thellimi i tyre duhet të vazhdojë. Megjithatë, ambasadorja paralajmëroi se sfidat që mbeten përpara janë akoma më të mëdha. Ajo përmendi zbatimin e ligjit antimafia, një ligj për financimin e partive politike, por kryesore mbetet ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta.

“Numri i ndjekjeve penale mbetet ende i ulët dhe kjo duhet të përmirësohet dhe kjo do të ndodhë kur të kemi SPAK-un dhe kur një pjesë e gjyqësorit të jetë rivlerësuar. Komisioni do të shohë me kujdes ndjekjet penale dhe dënimet për korrupsionin dhe kjo do të kërkojë një përpjekje të madhe”, - deklaroi Vlahutin.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI