Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Përplasja diplomatike, Kroacia tërheq ambasadorin nga Beogradi?

Lapsi.al 26 April 2018
Përplasja diplomatike, Kroacia tërheq ambasadorin nga Beogradi?

Tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë për shkak të përdhosjes së flamurit kroat nga kryekrimineli radikal serbe Voisllav Sheshel mund të çojë në tërheqjen e ambasadorit të Kroacisë nga Beogradi.

Gazeta kroate Veçernji list shkruan se Kroacia, para shpalljes së ministrit të Mbrojtjes Aleksandar Vulin person të padëshiruar, është konsultuar me aleatët.

Siç thuhet, Zagrebi zyrtar, nëse nga Serbia do të vijnë masat reciproke, “kjo do të përcillet me hapa të ri diplomatikë”, transmeton kp.

“Gjëja e vetme që i mbetet Zagrebit në rast se Serbia shpall dikë të padëshiruar nga ministrat kroatë, siç kërcënon Beogradi, momentalisht do të jetë tërheqja ambasadorit Gordan Bakota për konsultime”, shkruan gazeta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI