Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Prishja e Teatrit Kombëtar, artistët hyjnë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Lapsi.al 26 April 2018
Prishja e Teatrit Kombëtar, artistët hyjnë në mbledhjen e

Të alarmuar për një vendim të Këshillit Bashkiak për kalimin në pronësi të privatëve të disa pronave të Bashkisë së Tiranë, një grup artistësh kanë hyrë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku u mor vendimi. Artistët kanë qenë të shqetësuar nëse vendimi i Bashkisë kishte lidhje me truallin e Teatrit Kombëtar dhe fillimisht janë përplasur me policët e Bashkisë që nuk i lejuan të hyjnë brenda.

Pas disa përpjekjeve një grup prej tyre hyri në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku dëgjoi sqarimet e Aldrin Dalipit, kreut të Këshillit. Dalipi përsëriti disa herë se informacionet e artistëve ishin të gabuara dhe se protesta e tyre ishte një keqkuptim.

"Ky vendim nuk ka asnjë pasojë për truallin e Teatrit Kombëtar, ky propozim është shumë i qartë, është shumë i ndershëm. Për t'ju dhënë garanci meqë situata erdhi kshtu, kjo është totalisht një situatë keqkuptimi, por në fund të votimit do ta shtojmë në relacion, se ky vendim nuk ka asnjë pasojë për truallin e Teatrit Kombëtar. Do ta shtojmë në relacion" u shpreh Aldrin Dalipi.

Alarmimi i artistëve vjen si pasojë e mungesës së transparencës si nga Bashkia, ashtu edhe nga MInistria e Kulturës në lidhje me projektin e Teatrit Kombëtar. Në dalje të mbledhjes artistët thanë se shpresojnë që fjalët e Aldrin Dalipit të ishin të vërteta dhe se shumë prej tyre nuk e kuptojnë legjislacionin, pavarësisht përpjekjeve për të lexuar ligjet, aktet nënligjore apo rregulloret në lidhje me këtë çështje, sepse nga autoritetet nuk jepet asnjë sqarim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI