Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

PD e LSI kundër votimit në Këshillin Bashkiak për kullat dhe betonizimin e parkut Rinia

Lapsi.al 26 April 2018
PD e LSI kundër votimit në Këshillin Bashkiak për kullat dhe

Opozita e ka bllokuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, votimin për ndërtimin e kullave në Tiranë dhe betonizimin e Parkut Rinia. Si këshilltarët e PD dhe ata të LSI kanë dalë nga salla e mbledhjes dhe kanë deklaruar se nuk do t’i japin kurrë votat për këto qëllime të mafias së naftës dhe ndërtimit të mbështetur nga Edi Rama.

Kreshnik Çollaku i PD-së deklaroi se “ne vazhdojmë të mbajmë marrëdhënie të kushtëzua me bashkinë për shkak të pranisë së 6 individëve me mandate falso që sillen sikur janë këshilltarë. Ata aktrojnë si këshilltarë për të përgatitur akte si këto që janë sjellë sot për të marrë vendime.

I pari është projekti i sponsorizuar nga mafia e naftës për të betonizuar dhe kioskizuar Parkun Rinia. Kjo kërkon 3/5 e votave.

Vendimi i dytë është formalizimi i rrugës për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe mbjelljen aty të kullave shumëkatëshe. Edhe ky kërkon 3/5 e votave në Këshillin Bashkiak.

Unë kam deklaruar se këto vota ata nuk i kanë dhe nuk do t’i kenë as nesër se ne do të bëhemi barrikadë për këto operacione mafioze në kryeqytet. Çdo gjë në atë sallë është e kompromentuar me ata 6 individë që nuk kanë të drejtë të votojnë, me mandate të falsifikuara; ata janë aty për të votuar projekte të tilla nga mafia e Tiranës dhe e ndërtimit. Z. Dalipaj është në siklet të madh bashkë me z. Veliaj sepse ata janë zbatuesit e këtij projekti që e ka vendosur Edi Rama."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI