Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

VIDEO/ Banorët e Orikumit futen me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës

Lapsi.al 26 April 2018
VIDEO/ Banorët e Orikumit futen me forcë në mbledhjen e

Mbledhja e Këshillit bashkiak të vlorës ditën e sotme është ndërprerë nga banorët e Orikumit të cilët kanë protestuar brenda sallës ku po zhvillohej kjo mbledhje.

Mësohet se ata janë futur me forcë në ambientet ku po zhvillohej mbledhja dhe nuk kanë lejuar vazhdimin normal të këshillit bashkiak.

Ata mbanin në duar pankarta me mbi shkrimet “Dritan Leli na gënjeu” dhe “Dëmshpërblim për shtëpitë tona”, duke thënë se bashkia dhe kryeministri i kanë lënë në baltë, pasi nuk u kanë dhënë dëmshpërblim për banesat e prekura nga Rruga lidhëse me autostradën.

Janë 28 familje në lagjen “Kushtrimi” që nuk janë dëmshpërblyer për shtëpitë e tyre të prekura nga ndërtim i rrugës së re.

[video width="720" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/04/Timeline-1-10.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI