Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Vrasja në Kamzë, Basha viziton familjen e të vrarit: Dëshmi e dështimit të shtetit

Lapsi.al 26 April 2018
Vrasja në Kamzë, Basha viziton familjen e të vrarit: Dëshmi

Kreu i PD-së Lulzim Basha do të zhvillojë një vizitë në familjen e 53-vjeçarit Agim Boci që u vra mbrëmjen e kaluar në dyqanin e tij gjatë përleshjes me grabitësit. Edhe bashkëshortja e tij Merita mbeti e plagosur. Pas vizitës, Basha tha se pasiguria e bizneseve në vend është e madhe duke akuzuar qeverinë se është në shërbim të kriminelëve.

“Pasiguria e bizneseve në vend është e madhe. I bëj apel të lërë paradat dhe fjalimet boshe. Qeveria është në shërbim të kriminelëve. Duhet të pastrohet politika nga krimi”, tha Basha, pasi i ka shprehur ngushëllimet familjes Boci dhe ka premtuar se ‘do t’i qëndrojmë pranë familjes Buci’.

Agim Boci gjeti vdekjen pasi u qëllua nga grabitësit mbrëmjen e kaluar në përpjekje për t’i ndaluar. Ai mbërriti i pajetë në spital, ndërsa gruaja e tij mori një plumb në këmbë. Policia ka vënë një shpërblim deri në 5 milionë lekë të reja për informacione të vlefshme për kapjen e autorëve të krimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI