Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Topalli akuza të forta Bashës: Pse PD-në e drejton kunati...

Lapsi.al 26 April 2018
Topalli akuza të forta Bashës: Pse PD-në e drejton kunati...

Jozefina Topalli deklaroi se Partia Demokratike është shndërruar në një parti familjare e cila me Lulzim Bashën në krye nuk vjen dot në pushtet.

Duke e quajtur farsë Kongresin e të dielës, Topalli u shpreh në emisionin "Të Paekspozuarit" se Kongresi do të mbushet me punëtorë të partisë së kunatit të Lulzim Bashës.

Sipas ish-nënkryetares së PD-së, deputetët e kësaj partie duhet t'i japin përgjigje kunatit të Bashës për tenderat që ata duhet të fitojnë.

“Partia Demokratike është parti e kunatit, e drejtoreshës së kunatit që e mbush Kongresin edhe me punëtore të kompanisë së kunatit”, u shpreh ajo, duke folur në emisionin të Paekspozuarit këtë të enjte.

Deputetët e PD sot duhet t’i japin përgjigje kunatit dhe drejtorisë së kompanisë së kunatit, për çështje tenderash që ata duhet të fitojnë” - u shpreh Jozefina Topalli.

Të këshilluara

Gjirokastër, vret veten një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhu sot pasdite në Gjirokastër. Në hyrje të fshatit Çepunë, Njësia Administrative Cepo, ka vrarë veten me armë gjahu shtetasi G.M 59 v...

20:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI