Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

VENDIMI/ Si e liroi gjykata Bledar Jambellin, njeriun që porositi vrasjen e Artan Cukut

Lapsi.al 26 April 2018
VENDIMI/ Si e liroi gjykata Bledar Jambellin, njeriun që porositi vrasjen e

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit të Vlorës, e cila shpalli të pafajshëm Bledar Jambellin për vrasjen e dyfishtë të dy shtetasve në vitin 2006 dhe një tjetri në vitin 2012.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, dhënë në vitin 2014, Bledar Jambelli shpallet i pafajshëm për mungesë provash. Në fakt, Prokuroria e Vlorës kishte paraqitur një provë të fortë në Gjykatë për Jambellin.

Bëhet fjalë për një gjurmë gishti në makinën e përdorur nga autorët për vrasjen e dyfishtë të vitit 2016. Krahasimet e bëra nga ekspertët e Kriminalistikës dolën në përfundimin se gjurmët përputheshin me ato të Jambellit. Në vendim shkruhet: “Me vendimin dt.10.12.2012 të prokurorit është vendosur rifillimi i hetimeve dhe rikryerja e aktit të ekspertimit daktiloskopik të gjurmës papilare “A”.

Nga akti i riekspertimit daktiloskopik Nr 11584, dt.14.12.2012. të kryer nga Drejtoria e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Tiranë. Ekspertët dolën në përfundim se ajo gjurmë është formuar nga gishti i unazës së dorës së djathtë të Bledar Jambellit”.

Mirëpo, Gjykata e ka hedhur poshtë këtë provë që në Shkallën e Parë.

“Lidhur me aktin e ekspertimit daktiloskopik, Gjykata ka vlerësuar se ai nuk ka vlerë të paracaktuar pasi: Vetëm vendi i gjetjes dhe marrjes së gjurmës “A” nuk është shoqëruar me fotografi”, shkruan arsyetimi i Gjykatës. Për këtë arsye, Jambelli u lirua nga akuzat dhe Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e Prokurorisë së Vlorës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI