Flash

I dënuar me 20 vite burg në Itali, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 28 April 2018
I dënuar me 20 vite burg në Itali, arrestohet në Tiranë

Një shqiptar i dënuar me 20 vite burg nga drejtësia italiane është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin. Në operacionin e arrestimit të Petrit Lekndreaj, 43 vjeç, banues në Tiranë morën pjesë  Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit pranë D.V.P. Tiranë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane e kanë dënuar me 20 vjet burgim, për veprat penale ''Trafik droge”, “Plagosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, të parashikuar nga nenet 81, 110, 576 të Kodit Penal Italian dhe nenit 73 të Ligjit mbi Drogat.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma/Itali, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI