Flash

Prokurorja e Apelit të Tiranës drejt konfirmimit pas Vettingut, del e pastër pas hetimit

Lapsi.al 30 April 2018
Prokurorja e Apelit të Tiranës drejt konfirmimit pas Vettingut, del e

Me pasuri të vënë nga burime të ligjshme dhe të justifikuar dhe pasi ka kaluar testin profesional pas shqyrtimit të dosjeve, prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memcaj, duket se do ta kalojë provimin e Vettingut.

Sot, ajo u përball në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces rivlerësimi nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Prokurorja Fatjona Memçaj ka qenë subjekt i deklarimit të pasurisë prej vitit 2003, kur mbante postin e prokurores së rrethit në Tiranë. Në vitin 2007, Memçaj ka punuar si drejtoreshë e Koordinimit Ligjor në Presidencë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2012. Më pas, Memçaj është emëruar drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prej vitit 2013 mban pozicionin e prokurores së Apelit në Tiranë.

Paralelisht me punën në Prokurori, Memçaj është përfshirë edhe në mësimdhënie. Në vitin 2016 ajo ka qenë edhe eksperte e programit të trajnimit vazhdues në Shkollën e Magjistraturës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI