Flash

Të mërkurën mblidhet komisioni për Tahirin. A ka ndryshuar gjë pas vizitës së Ramës në Gjermani?

Lapsi.al 30 April 2018
Të mërkurën mblidhet komisioni për Tahirin. A ka ndryshuar

Ditën e mërkurë do të mblidhet komisioni hetimor për ish-ministrin Saimir Tahiri. Pas kthimit të Ramës nga Gjermania, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) pajisi me certificate sigurie anëtarët e këtij komisioni, pas denoncimit të deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj. Në mbledhjen e së mërkurës ky komision do të përcaktojë ekspertët e jashtëm dhe do të diskutojnë mbi informacionet e ardhura deri më tani, si dhe do të vendosin mbi vijueshmërinë e punës së komisionit lidhur me njohjen e informacionit të klasifikuar për Saimir Tahirin. Mbledhja e komisionit vjen një ditë para seancës plenare, ku opozita pritet t'i mëshojë sërish cështjes së Saimir Tahirit. Duket sikur pritet të ndryshojnë shumë gjëra lidhur me këtë cështje pas vizitës së Ramës në Berlin, ku është mësuar se deputetët e CDU-së i kanë kërkuar 'kokën' e Tahirit për hapjen e negociatave. 

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI