Flash

Tirana, "dashuri e urrejtje" me Ze Marian?

Lapsi.al 9 June 2018
Tirana, "dashuri e urrejtje" me Ze Marian?

Trajneri i Tiranës, Ze Maria, ishte emri më i përfolur deri në arritjen përfundimtare të akordit me presidentin e klubit, Refik Halili, por pas firmës milionere për një kampionat si I yni duket se ka më shumë histori.

7 mijë euro në muaj për një kontratë dy vjeçare është kontrata e ish-mbrojtësit të kombëtares së Brazilit, edhe pse duket se akordi joshës nuk e ka qepur plotësisht marrëdhënien me presidentin. Mes palëve ka një lloj ngërçi dhe në fakt në dy raste kjo gjë është konfirmuar. Në prillin e kaluar tekniku la bankinën pa festuar fitoren në Pogradec, ndërsa edhe deklaratat e dy javëve më pas linin vend për dyshime, pavarësisht përgënjeshtrimit nga Ze Maria.

Tekniku brazilian arriti objektivin duke e kthyer Tiranën në elitën e Futbollit, por konfirmimi në pankinën e 24 herë kampionëve rezultoi më i komplikuar se duhej.

"Ndihem mirë në Shqipëri. Me Tiranën kam arritur të fitoj dhe jemi ngjitur në Kategorinë Superiore. Nëse do të ketë diçka të rëndësishme në Itali, do të rikthehesha pasi së bashku me Brazilin është shtëpia ime" ka thënë Ze Maria për “Tutto Mercato Web”.

Kërkesat e larta të teknikut në lidhje me merkaton e bardhebluve ishte justifikimi i parë, ashtu si edhe kushti që bashkë me teknikun të qëndronte edhe ndihmësi Marco Aurelio dhe përgatitësi atletik Rafael Costa.

Në fakt vonesën e akordit sipas burimeve brenda klubit e ka bërë kjo ftohje e marrëdhënieve që ka sigurisht edhe karakter financiar.

Halili është dorëzuar në fund nga presioni i brazilianit, por 7 mijë euro në muaj të teknikut janë shumë në kohën kur Tirana është në procese gjyqësore me lojtarë, i fundit Muzaka që mund ti shkaktojë probleme serioze rikthimit të klubit më të titulluar në Superiore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

€350 milionë, a vlen Neymar kaq?

Transferimi rekord i një viti më parë i brazilianit Neymar, nga Barcelona tek PSG, tronditi gjithë financat e futbollit dhe ndryshoi vlerën e futbollistëve në...

12:41

Shuhet legjenda e futbollit kosovar

Futbolli kosovar është tronditur sot në mëngjes nga humbja e figurës së tij emblematike, Fadil Vokrri. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka ndërrua...

11:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI