Flash

Video/ Spanja buzëqesh në fund, "peshkon" Rusinë

Lapsi.al 25 June 2018
Video/ Spanja buzëqesh në fund, "peshkon" Rusinë

Kualifikimi i Spanjës sa i thjeshtë në dukje përpara ndeshjes me Marokun e vendit të fundit, aq u vu në diskutim në 90 minuta që vetëm ndër pretendentët nuk mund ta rendisnin skuadrën e Fernando Hierros.

Iberikët e kanë parë dy herë veten në avantazh kundër një skuadre që nuk ka sulmin më të frikshëm të Botërorit, përkundrazi nëse ka një pikë të fortë ajo është mbrojtja. deri këtu, përplasja e ofensivës spanjolle tek Benatia dhe të tjerët ishte e kuptueshme, por carjet që pësonte prapavija e Hierros la shumë për të dëshiruar. E të mendosh që ka qenë një qendërmbrojtës klasi.

Khalid Boutaib shënoi surprizën e parë, që i coroditi jo pak iberikët, që ndoshta prisnin një skuadër të dorëzuar, duke qenë se vinin me zero pikë nga dy ndeshje. Për fat, Maroku nuk është aq i disiplinuar taktikisht sa për të përballuar pa vështirësi Furitë e Kuqe. Isco dhe Diego Costa u vunë në veprim për nxjerrë nga telashet Hierron, por duhet edhe mendja e Iniestës, që vërtetë luan në Kinë tashmë, por klasin e ka ende për Barcelonën.

Makthi i Hierros, që shpreson shumë të përsërisë ecurinë debutuese të Zidane, ishte minuta e 81 kur Youssef En-Nesyri u duk se shkatërroi mbrëmjen e Spanjës dhe coi portugezët në krye të Grupit B. Por gjërat ndonjëherë përmbysen në fund dhe kur Iago Aspas barazoi në Kaliningrad, një gol i kontestuar nga marokenët, por që arbitri e quajti të vlefshëm pas konslutimit të VAR, kilometra larg në Mordovia Karim Ansarifard barazoi luzitanët duke i dhënë kreun Spanjës dhe Rusinë organizatore si kundërshtar.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/w2/w22l.mp4

https://clips.clippit.tv/gkevmv/720.mp4

https://clips.clippit.tv/zkepbv/720.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ar/arr2.mp4

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI