Flash

"Kritikat janë për të dobëtit"

Lapsi.al 20 July 2018
"Kritikat janë për të dobëtit"

Dani Alves gjithmonë e ka treguar se është si një vëlla i madh për Neymar-in. Ish-sulmuesi i Barcelona-s, që ka siguruar se do të vijojë qëndrimin te PSG-ja, ka pranuar se është ndjerë shumë i trishtuar për eliminimin e Brazilit në çerekfinale të "Rusi 2018" nga Belgjika. Por mbrojtësi i PSG-së i është përgjigjur edhe akuzave të kritikëve ndaj Neymar, që e konsideruan yllin e PSG-së fajtor për eliminimin e Seleçao-s.

"Kritikat ndaj Neymar ishin të ekzagjeruara. Gjithçka që ai bën transformohet në lajm, nëse bëhet emotiv, e kritikojnë, nëse lyen flokët, e kritikojnë, do të doja të shihja të tjerët në vendin e tij. Ne duhet të përqëndrohemi te gjërat që na bëjnë më të pjekur dhe më të fortë, pjesa tjetër janë vetëm marrëzira. Kritikat janë arma e të dobëtit. Të kritikosh Neymar-in dhe lojtarët e tjerë të këtij niveli është e lehtë, por është e vështirë të bësh atë që ata bëjnë", u shpreh ndërkombëtari brazilian.

Të këshilluara

Hamilton vijon garën me Mercedes

Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton do të vijojë të garojë me makinën Mercedes. Piloti britanik vendosi të rinovojë kontratën me skuderinë gjermane...

09:56

Europë apo jo, për Milanin vendoset nesër

Orët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Milanit. Të premten, do të shpallet vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) lidhur me ankesën...

20:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI