Flash

Laura Paussini kundër Beyonce,'Nuk ke punë në muzeun tonë'

Lapsi.al 23 July 2018
Laura Paussini kundër Beyonce,'Nuk ke punë në muzeun

Kohët e fundit po përflitet mjaft për Koloseun e Romës dhe Beyonce-n në Itali, pasi këngëtarja amerikane ka kërkuar të xhirojë brenda amfiteatrit të famshëm një prej klipeve të saj.

Fillimisht, Beyonce hasi kundërshtimin e Ministrisë së Kulturës italiane, po më pas institucioni dha dritën jeshile. Ndërkohë, opinioni publik italian është i ndarë në dysh, ku një pjesë janë dakord që artistja të xhirojë në Kolose, kurse një pjesë jo. Grupit “kundër” i është bashkangjitur edhe këngëtarja e famshme, Laura Pausini. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Pausini është shprehur:“Beyonce-s i kanë mohuar xhirimet në Kolose? Shumë mirë! Nuk na duhet! Unë jam 44 vjeç dhe duhet të luaj gurët e fundit në skenë. Dhe e dua unë Koloseun e para. Më mirë ta përdorin italianët sesa të huajt”. Por, italiania nuk e ka lënë me kaq. Gjatë koncertit të saj në “Circus Maximus”, teksa po këndonte një prej këngëve të saj, ajo ndryshoi tekstin duke thënë: “Beyonce ma merr në g*jë, ti ke ventilatorë, kurse unë jo!”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI