Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Napoli, tifozët kundër De Laurentis: "Je një palaço"

Lapsi.al 27 July 2018
Napoli, tifozët kundër De Laurentis: "Je një

Katër parulla në katër pika të ndryshme të Napolit, të gjitha kundër presidentit Aurelio De Laurentis. Ajo që tifozët kontestojnë është puna e shoqërisë në merkato, e pamjaftueshme për objektivat e rëndësishme. Pavarësisht 91 pikëve të sezonit të kaluar, ardhjes së Carlo Ancelottit në pankinë e shpenzimit të 91 milionë euro në merkato për Fabián Ruiz, Verdi, Meret, Karnezis e të tjerët, ka munguar blerja deri tani e një lojtari të rëndësishëm të aftë ti bëjë tifozët të ëndërrojnë.

"ADL po çfarë super lojtari... Je vetëm një palaço, ti mbetesh pabuksi", shkruhet në parullën e vendosur në rrugën Marina. Sulmi është personal, por dora është më e rëndë në të dytën, ku e konsiderojnë një president fals, duke iu referuar programit E vërtetë apo fals, në të cilin De Laurentis merr pjesë cdo ditë në radion zyrtare të klubit.

Tifozët nuk e falën përgjigjen e presidentit në kritikat e pak kohëve më parë: "meritoni kinezët". Kundërsulmi në rrugën Vittorio Emanuele godet pikërisht aty, "Më mirë kinezë se me të meta mendore", përpara se të kryenin sulmin final: "ADL respekto qytetin, pabuks e pa dinjitet".

PËRGJIGJIA E DE LAURENTIIS: "LE TË KONTESTOJNË"

"Kthesa A e B të bëjnë zanatin e tyre, po e bëjnë prej kohësh dhe nuk janë njehësuar me vizionin tonë për një futboll universal". Kjo është përgjigjia e presidentit të Napolit Aurelio De Laurentiis në Radio Kiss Kiss Napoli duke komentuar parullat e shfaqura në qytet kundër tij. "Këto gjëra nuk më cudisin. Liria e të shprehurit duhet garantuar, kështu që le të vazhdojnë të kontestojnë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI