Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Gjoka: “Trajnerët shqiptarë më të suksesshëm se të huajt në vendin tonë”

Lapsi.al 27 July 2018
Gjoka: “Trajnerët shqiptarë më të suksesshëm se

“Trajnerët e huaj që vijnë në Shqipëri nuk kanë bërë kurrë diferencën”. Me këtë shprehje nis sulmin Ernest Gjoka, ose më saktë mbrojtjen e trajnerëve shqiptarë. “Të paktën në dekadën e fundit, më thoni një trajner të huaj, që ndonëse vijnë me zhurmë e i krijohen kushtet optimale për të punuar, ka bërë më mirë se Josa, Daja, Cungu apo ndonjë trajner tjetër shqiptar. është një trend që u mor nga Kombëtarja por që duhet të ketë edhe kritere”, deklaroi tekniku që e shpalli Kukësin kampion për herë të parë në histori.

E pikërisht barazimi pa gola kundër Qarabag i kuksianëve, që e ka lënë të hapur kualifikimin për në ndeshjen e kthimit, në raundin e dytë të Champions League, e ka kthyer teknikun të flasë për trajnerët e huaj, duke theksuar se edhe tek Blutë gjërat kanë ndryshuar vetëm me ardhjen në pankinë të Armando Cungut. Pikërisht kjo, sipas trajnerit që i shpalli kampion verilindorët për herë të parë në histori, Ernest Gjoka, është lëvizja e suksesshme e Kukësit.

“Ardhja e Cungut në pankinën e Kukësit ishte gjetje, - sqaroi Gjoka. Ai po bën maksimumin për të ndryshuar gjendjen e skuadrës dhe rezultatet janë tregues. Barazimi dhe kualifikimi me një ndeshje pozitive në Maltë ishte i merituar dhe të gjithë e dimë cfarë niveli ka Qarabag, me të cilin Kukësi barazoi dhe e ka të hapur cështjen e kualifikimit”.

Për kuksianët, që në historinë e tyre Europiane vetëm një herë nuk e kanë kaluar raundin e parë, në 2014-15 kur dolën jashtë nga Kairat, historia rrezikoi të përsëritej ndaj Valetës me barazimin në Shkodër, që i kushtoi pankinën Peter Pacult. Austriaku gjeti një skuadër të konsoliduar, që kishte treguar stabilitet duke e vënë në vështirësi supremacinë e Skënderbeut në kampionat, por ndryshoi pjesën dërrmuese të tyre përfshirë portierin Koliçi. Për Gjokën, ndryshimi i 12 lojtarëve dy javë para përballjes në Champions, ishte një veprim i pamenduar. Nuk është rastësi kujton ish-tekniku që cdo gjë të mirë skuadrat shqiptare e kanë bërë me trajnerë vendas...

“Nuk është normale me CV që vinte Pacult të bënte një ndryshim rrënjësor të skuadrës, kur dihet se në Shqipëri skuadrat ndërtohen më tepër për kampionatin dhe Kukësi i një viti më parë kishte treguar besueshmëri - tha Gjoka. është gati cmenduri ajo që bëri austriaku vetëm dy javë para ndeshjes së parë në Champions me Valetën”.

Me Cungun tani Kukësi shkon në Azerbaixhan me kualifikimin në lojë, edhe pse koeficienti i vështirësisë rritet më shumë. Kukësi për tu kualifikuar atje, duhet të kalojë edhe veten dhe, nëse ndodh, do të bëntë pikërisht kapërcimin në kualitet...

Të këshilluara

Marotta i mbyll derën Bonuccit

Në kohën kur zërat për një rikthim të bujshëm të Leonardo Bonuccit po bëhen gjithnjë e më të forta, ka menduar drejtori i Juventus, Marotta, të ulë pritshmëritë...

22:39

Seria A, start i ethshëm për Milan e Lazion

Kjo është Serie A 2018-'19. Në shenjën e Juventus e 7 titujve rradhazi e fanellës numër 7 që shënon debutimin në Itali të Cristiano Ronaldos. Kalendari i Lega-s...

22:27

Nga kampet e refugjatëve tek Bayern Mynih

E denjë për një skendar filmash, një jetë e nisur në kampin e refugjatëve, por që ndryshoi rrënjësisht me futbollin. Kjo është historia e Alphonso Davies, 17 vj...

18:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI