Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Tare nuk përjashton asnjë skenar: Inter tenton tia hedhë Juventus e Milan për Milinkovic Savic

Lapsi.al 5 August 2018
Tare nuk përjashton asnjë skenar: Inter tenton tia hedhë Juventus

Në fillim Juventus, pastaj Milan e tani edhe Inter: të mëdhatë e Serisë A trokasin në derën e Claudio Lotitos për serbin Milinkovic-Savic. Lazio është gati të dëgjojë ofertat dhe shpresojnë të nisë një ankand për mesfushorin. Inter ka studiuar terrenin dhe kanë gati një porpozim që mund të transformohet në një tratativë të vërtetë: 30 milionë për huazimin, 70 për blerjen plus kartonin e Ramirez. Kjo është lëvizja me të cilën zikaltrit tentojnë tia kalojnë Juventusit dhe Milanin.

Lazio ka prezantuar deri tani 7 lojtarë të rinj, por lëvizja më e rëndësishme rrezikon të jetë evitimi i shitjes së Milinkovic-Savic: "Nuk ka qenë asnjëherë në merkato - ka pohuar Drejtori Sportiv Igli Tare - e do të vlerësojmë vetëm ofertat që kënaqin si klubin ashtu dhe lojtarin. Përndryshe jemi të lumtur të vazhdojmë bashkë".

"Tema Milinkovic-Savic ka marrë shumë japësirë këto ditë, por si e tha edhe presidenti Lotito, Sergej nuk ka qenë kurrë në merkato". Igli Tare ka dashur ta qartësojë situatën mbi të ardhmen e mesfushorit.

"Rregullat e transferimeve nuk i kemi shkruar ne, nëse do të ketë një ofertë që i shkon për shtat klubit dhe lojtarit do ta marrim në konsideratë, përndryshe Milinkovic e Lazio nuk ndahen", ka shpjeguar drejtuesi shqiptar i Lazios.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI