Flash

Menaxheri i Modric konfirmon, kroati ‘do të luajë në Itali’

Lapsi.al 14 August 2018
Menaxheri i Modric konfirmon, kroati ‘do të luajë në

Duhet në fakt një mrekulli, por Inter nuk ka hequr dorë nga ëndërra e verës. Kjo sepse Luka Modric nuk ka ndryshuar mendje: dëshiron të largohet nga Real Madrid e të fillojë një aventurë të re me Inter. Si raporton 'Corriere della Sera' ka patur një kontakt të ri mes Inter e kroatit: ka ndodhur të hënën në mëngjes, para nisjes së Real Madrid për në Estoni.

E të enjten, me rikthimin e tij në Madrid, Modric do të bëjë tentativën e fundit me Florentino Perez.

Shpresat janë, madje janë shtuar nga deklarata e menaxherit të kroatit, Marko Naletilic, për Tuttosport: "Për cilëndo arsye, Modric dëshiron të jetë një yll në Serie A me Inter. Le të shohim cdo të ndodhë. Besoj se herët apo vonë Luka do të luajë në Itali. Si shumë kroatë të këtij brezi, ai është rritur duke parë futbollin italian."

Nuk ka mbaruar ende. Modric do të përpiqet ta bindë presidentin ta lërë të lirë. Perez deri tani ka ngritur gjithnjë murin: nuk pranon oferta nëse nuk është ajo e 750 milionë euro e klauzolës. Të enjten mesfushori do të bëjë tentativën e fundit, ka kohë deri të premten në orën 20, para se Inter të dorëzohet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI