Flash

Ronaldo "tradhëtohet" nga shokët: Marcelo qendron në Madrid, Ramos indiferent ndaj portugezit

Lapsi.al 15 August 2018
Ronaldo "tradhëtohet" nga shokët: Marcelo qendron në

Kur Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madrid u duk sikur merengues kapitulluan në dritën e zhvillimeve që e pasuan: Marcelo deklaroi se do ta ndiqte së shpejti, duke hapur tratativën më të pamenduar të merkatos, ndërsa kapiteni Sergio Ramos bëri të ditur se asgjë nuk do të ishte si më parë pa portugezin.

Por pikërisht përpara zhvillimit të Superkupës së Europës në Talin mes Real Madrid e Atletiko Madrid, CR7 harrohet nga ish-shokët e tij të skuadrës. I pyetur për interesimin e Juventus, Marcelo është përgjigjur: "Nuk jam këtu për të folur për këtë, duhet të luajmë një finale. Kam një kontratë deri në 2022 me Real".

Edhe Ramos precizon se Real nuk merr fund kur nuk është më Cristiano Ronaldo: "Këtu kemi krijuar një grup e ky është celësi i suksesit. Humbëm një lojtar të rëndësishëm, por nuk do të reshtim së fituari nga kjo. Klubi vjen përpara cdo futbollisti, përfshirë edhe ata më përfaqësues si Cristiano" përfundoi Ramos, që tashmë në mbrëmje duhet ta provojë se vërtetë Real mund të vazhdojë të fitojë edhe pa CR7.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI