Flash

Pas 100 vjetësh edhe Brazili ka "të huajin" e tij

Lapsi.al 18 August 2018
Pas 100 vjetësh edhe Brazili ka "të huajin" e tij

100 vjet më vonë, edhe Seleçao, përfaqësuesja e Brazilit, ka lojtarin e saj "të huaj". Në listën e teknikut Tite, në prag të miqësoreve të shtatorit shfaqet Andreas Pereira i Manchester United, që nuk ka lindur në Brazil por në Belgjikë, prezenca e të cilit po përflitet shumë në vendin e 5 herë kampionëve të botës.

Jemi mësuar me të kundërtën, dmth që një brazilian të natyralizohet nga kombëtare të tjera, por e kundërta është dicka e rrallë.

Pereira, i biri i një futbollisti brazilian që luante në kampionatin belg, ka ndjekur gjurmët e të atit e ka luajtur në moshat e Belgjikës deri në 17 vjeç. Më pas i ka shkruar Fifa-s duke i kërkuar të luajë për Brazilin e me fanellën e Selecaos ka marrë pjesë në Botërorin Under 20 në 2015, duke shënuar edhe një gol në finalen e humbur kundër Serbisë.

I fundit i huaj me Brazilin ka luajtur 100 vjet më parë: në Brazilin që në 27 janar të 1918 humbi 1-0 kundër Uruguay ishte një mesfushor i lindur në Itali, Francesco Police.

Përpara tij, në 1917, ishte portieri i lindur në Portugali, Casemiro do Amaral e sulmuesi i lindur në Angli, Sidney Pullen, por asnjë nga këto nuk është njohur zyrtarisht nga Fifa.

Të këshilluara

Të mëdhatë e Serie A, notat e merkatos

Merkato luksi mund të përkufizohet ajo që është mbyllur në Serie A, e jo vetëm për faktin historik se solli në Itali Cristiano Ronaldo tek Juventus, por sepse b...

10:44

Konflikt i hapur, Lega A kundërsulmon Tebas

Debat në distancë tani dhe konflikt i hapur mes Ligës së futbollit në Itali dhe asaj në Spanjë. Pas deklaratave të Javier Tebas, presidenti i Ligës së futbollit...

19:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI