Flash

Video/ Juventusi i Ronaldos fiton me përmbysje, por portugezi i sheh golat si spektator

Lapsi.al 18 August 2018
Video/ Juventusi i Ronaldos fiton me përmbysje, por portugezi i sheh golat

Që nuk është e lehtë të shënon në kampionatin italian, Cristiano Ronaldo e provoi në debutimin në Serie A në Bentegodi kundër Chievos. Por nëse portugezi mbeti në "të thatë" në ndeshjen e tij të parë me Juventus merita kryesore është e portierit veronez Sorrentino, që bllokoi cdo tentativë të portugezit, që megjithatë luajti një ndeshje të mirë, duke u vënë në dispozicion të skuadrës edhe në të majtë, pas hyrjes së Mandzukic, në përpjekjet e kampionëve për të drejtuar ndeshje, që mori tatëpjetën pas dy golave të Chievos.

Dominim total i bardhezinjve, që nuk reflektohet aspak në fitoren in-extremis 2-3. Goli i shpejtë i Khedirës e bëri të dukej fare e lehtë: 75% të zotërimit të topit kundër 25% të verdhebluve, që goditën vetëm dy herë në portë dhe shënuan po aq herë, një nga të cilat me penallti.

12 goditje në kuadrat të Ronaldos e të tjerëve, por është dashur goli i parë i Leonardo Bonuccit dhe Bernardeschit për të marrë tre pikët e para. I fërshëllyer nga tifozët në fillim të takimit, ish-kapiteni i Milan për një sezon, shënon golin e 2-2 në minutën e 75, duke marrë brohoritjet e publikut në Bentegodi, përpara se Bernardeschi në shtesë të vulosë rezultatin.

Debutuan tre blerjet e reja të bardhezinjve, por nëse Ronaldo, ndonëse nuk shënoi bëri një performancë pozitive, Cancelo ishte nën-ton dhe mbi portugezin peshon 11 metërshi i shkaktuar ndaj Giacherinit. Pak minuta për tu vlerësuar Emre Can, por gjermani do të jetë një pedinë e rëndësishme për Allegrin, kampionati sapo ka nisur.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/v6/v6G5.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/76/76yk.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/nz/nzw4.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/20/20ob.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ae/aeRa.mp4

Të këshilluara

Probleme në zemër për kampionin e Milan

Lajme të këqija për Ivan Strinic: mbrojtësi kroat i Milan është detyruar të ndalet për një problem në zemër. Lajmi është bërë i ditur nga klubi kuqezi në një no...

18:42

Video/ Juventus në avantazh, Ronaldo...?

Në debutimin në kampionat, në Bentegodi, Juventus nuk vonon të shënojë golin e parë. Në kohën kur të gjithë sytë janë tek Cristiano Ronaldo është Sami Khedira q...

18:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI