Flash

Protestuan për zgjedhjet vendore në Moskë, arrestohen 300 persona

Lapsi.al 27 July 2019
Protestuan për zgjedhjet vendore në Moskë, arrestohen 300 persona

Policia e Moskës ka arrestuar rreth 300 persona në një protestë të paautorizuar kundër përjashtimit të shumë kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet e afërta lokale. Protestuesit u larguan me forcë nga sheshi, ndërsa mijëra të tjerë ishin mbledhur në rrugët përreth.

Disa nga kandidatët e ndaluar në zgjedhje u arrestuan më herët në fillim të aksioit policor. Sipas opozitës, kandidatët e saj janë ndaluar për arsye politike.

Zyrtarët rusë skualifikuan rreth 30 kandidatë të opozitës me argumentin se ata nuk kishin mundur të mblidhnin firma të mjaftueshme, të vlefshme, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 8 shtatorit. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, e kishte quajtur protestën një kërcënim për sigurinë dhe kishte premtuar se do të ruante rendin publik.

Zemërimi është përhapur shumë mes mbështetësve të opozitës, për shkak të mënyrës se si menaxhohet qyteti. Lideri i opozitës, Aleksei Navalny, një nga kritikët më të ashpër të presidentit Vladimir Putin, u arrestua të mërkurën dhe u dënua me 30 ditë burg, pasi kishte bërë thirrje për protestën e paautorizuar të së shtunës.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI