Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Masakra në El Paso/ Banorët kundër vizitës së Trump: Nxiti urrejtjen

Lapsi.al 7 August 2019
Masakra në El Paso/ Banorët kundër vizitës së Trump:

Pas masakrës që ndodhi në El Paso, ku humbën jetën 22 persona, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka planifikuar që të udhëtojë drejt këtij qyteti. Agjencia e lajmeve AFP raportoi se banorët e El Pasos nuk e kanë mirëpritur këtë vizitë.

Si pasojë e dy sulmeve që kanë ndodhur në El Paso dhe Ohajo, kanë vdekur 31 persona gjatë fundjavës në Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të dënojnë fanatizmin dhe supremacinë e bardhë.

“Ky president, që ka ndihmuar në krijimin e urrejtjes dhe e ka bërë të mundshëm tragjedinë e së shtunës, nuk duhet të vijë në El Paso. Nuk na duhen më shumë ndasi. Neve na duhet të shërohemi. Ai nuk ka vend këtu”, shprehen qytetarët.

Kritikët kanë përmendur gjuhën e përdorur nga Trumpi në Twitter apo nëpër marshe, ku disa herë u është referuar migrantëve hispanikë si pjesë të një “pushtimi”. Ndërkohë, kryetari i El Pasos, Dee Margo, ka thënë pas lajmit për vizitën e Trumpit se ai do ta mirëpresë presidentin vetëm sepse është detyra e tij për ta bërë një gjë të tillë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI