Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

"Fshini WhatsApp-in nga celulari"/ Ekspertët ngrenë alarmin, zbulojnë të metën e këtij aplikacioni

Lapsi.al 10 August 2019
"Fshini WhatsApp-in nga celulari"/ Ekspertët ngrenë alarmin,

Ekspertët e sigurisë së rrjeteve sociale kanë ngritur alarm për përdoruesit e “WhatsApp”-it. Ata shprehen të shqetësuar për sigurinë e të dhënave personale dhe bëjnë thirrje për fshirjen e menjëhershme të apikacionit nga “menu”-ja e aparatëve celularë.

Gjatë një konference të mbajtur në Los Angeles, kompania për sigurinë kibernetike “Check Point Research” zbuloi një të metë thelbësore në sigurinë e aplikacionit.

Sipas njohësve të fushës, hakerat mund të kenë akses në bisedat tona dhe të ndryshojnë mesazhet që kemi dërguar, duke i manipuluar ato sipas dëshirës së tyre.

Ashtu siç shihet dhe në foton e mëposhtme, marrësi dhe dërguesi nuk rezulton të kenë njëjtin mesazh në celular, pasi një i tretë ka ndërhyrë për të transformuar bisedën. Në mendimin e ekspertëve, kjo e metë mund të sjellë probleme të mëdha, pasi ndërhyrja është aq e kollajtë saqë nuk kërkon të jesh doemos një specialist, por thjesht një haker i zakonshëm.

Kjo nuk është hera e parë që gjigandi i komunikimit “WhatsApp”, paraqet probleme me sigurinë dhe akuzohet për shkelje të privatësisë. Kjo thirje vjen në kuadër të “datëlindjes” së 3-të të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), që u siguron individëve në pikun e epokës digjitale të drejtën për të kontrolluar, korrektuar apo fshirë përmbajtjet lidhur me ta, bazuar në një kornizë ligjore të posaçme.

 

 

Të këshilluara

SHBA kritikon Kinën për manipulim të juanit

SHBA-ja akuzoi zyrtarisht Kinën për dobësimin e monedhës së saj, ndërkohë që ajo kaloi pragun simbolik prej 7 juanëve për një dollar, një veprim që ka rritur te...

15:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI