Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Instagram i shpall 'luftë' fake news

Lapsi.al 19 August 2019
Instagram i shpall 'luftë' fake news

Instagrami i ka shpallur luftë lajmeve të rreme. Rrjeti social lejon tani përdoruesit të sinjalizojnë përmbajtjet që konsiderohen false. Funksioni, për momentin i disponueshëm vetëm në SHBA.

Siç nënvizohet nga sajti teknologjik Engadget, risia ka një funksion të dyfishtë: të ndihmojë Instagramin të individualizojë dezinformimin në platformë dhe të stërvisë algoritmet e inteligjencës artificiale të njohë falsitetet.

Fillimisht, rrjeti social do të përdorë sinjalizimet e përdoruesve dhe faktorë të tjerë, si përshembull sa i vjetër është një postim dhe aktivitetet e llogarisë që e ka gjeneruar, për të vlerësuar nëse një përmbajtje e caktuar duhet të kontrollohet thellësisht.

Shoqëritë që merren me verifikimin, janë të njëjtat që ekzaminojnë përmbajtjet në Facebook. Nëse një lajm i rremë konfirmohet, postimi nuk hiqet por bëhet i padukshëm në kërkime dhe injorohet nga seksioni ‘eksploro’.

Llogaria që e ka gjeneruar nuk merr asnjë njoftim kur një përmbajtje e saj është nën vëzhgim dhe nëse ajo konsiderohet false.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI