Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Brexit/ Pritet pezullimi i Parlamentit britanik

Lapsi.al 9 September 2019
Brexit/ Pritet pezullimi i Parlamentit britanik

Pezullimi 5 javor i Parlamentit britanik do të nisë në një moment të dytë, pasi deputetët pritet të refuzojnë përsëri thirrjet e qeverisë për zgjedhje të parakohshme.

Deputetët e opozitës konfirmuan se nuk do të mbështesin presionin për një votim më datë 15 tetor, duke këmbëngulur se duhet zbatuar së pari një ligj që bllokon skenarin famëkeq të Brexit-it pa marrëveshje.

Ndërkohë, konservatorët të kryesuar nga Boris Johnson e kanë përshkruar ligjin si "mashtrues", pasi parashikohet se do ta detyronte kryeministrin të kërkonte një vonesë të Brexit-it, nëse deputetët nuk do të aprovojnë një marrëveshje të re deri më 19 tetor, ose qoftë marrëveshjen ekzistuese të negociuar mes ish-kryeministres Theresa May dhe Brukselit.

"Downing Street" konfirmoi se pezullimi i pritshëm i Parlamentit deri më 14 tetor do mund të aplikohet në fund të seancës që po zhvillohet ditën e sotme në "Westminster".

Kjo procedurë nënkupton se deputetët nuk do të kenë tjetër mundësi për të votuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI