Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dy javë pas uraganit “Dorian”, një tjetër stuhi e fuqishme pritet të godasë ishujt Bahamas

Lapsi.al 14 September 2019
Dy javë pas uraganit “Dorian”, një tjetër stuhi e

Një tjetër stuhi po kërcënon Bahamasin vetëm dy javë pasi Uragani Dorian shkatërroi një pjesë të ishujve.

Sipas “BBC“, një tjetër stuhi tropikale e quajtur Humberto, aktualisht po lëviz drejt veri-perëndimit drejt ishullit të Madh Abaco, një nga ishujt e goditur më keq nga uragani Dorian.

Rreth 1.300 njerëz janë zhdukur në Bahamas pas uraganit, ndërsa rreth 15,000 të tjerë kanë nevojë për strehim, ushqim dhe kujdes mjekësor.

Stuhia pritet që të largohet nga veriperëndimi i Bahamasit më vonë gjatë ditës së shtunë dhe më pas të zhvendoset drejt brigjeve lindore të Floridës dhe në fillimin e javës së ardhshme të kalojë përmes Oqeanit Atlantik, njoftoi Qendra Kombëtare për Uragane e Shteteve të Bashkuara.

Stuhia Humberto ka erëra që mund të arrijnë deri në 65 kilometra në orë. Kjo stuhi pritet të shndërrohet në uragan të dielën, tha Qendra Kombëtare për Uragane e SHBA-së.

Ishujt Bahamas më herët gjatë këtij muaji u goditën nga uragani i kategorisë së pestë, Dorian.

Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis ka thënë se 50 persona kanë vdekur nga uragani Dorian, duke shtuar se ky numër pritet të rritet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI