Flash

Arrestohen një burrë dhe një grua, dyshohen për trafikimin e personave që vdiqën në kamion

Lapsi.al 25 October 2019
Arrestohen një burrë dhe një grua, dyshohen për trafikimin e

Autoritetet britanike thanë se kanë arrestuar edhe dy persona në lidhje me vdekjen e 39 njerëzve – trupat e të cilëve janë gjetur në një frigorifer kamion këtë javë, në juglindje të Anglisë.

Një burrë dhe një grua, të dy nga 38 vjeç dhe nga qyteti Uarington i Anglisë, u arrestuan nën dyshimet për vrasje dhe komplot për të trafikuar njerëz, tha policia në Esiks, transmeton REL.

Shoferi i kamionit, Mo Robinson, 25 vjeç nga Irlanda e Veriut, mbetet në paraburgim nën dyshimet për vrasje.

39 trupat e pajetë janë gjetur më 23 tetor, rreth 32 kilometra larg Londrës.

Policia ka thënë më 24 tetor se viktimat, 31 burra dhe tetë gra, besohet se janë shtetas kinezë.

Megjithatë, Ambasada e Kinës në Londër ka thënë se policia është ende duke verifikuar identitetin e viktimave dhe se kombësia e tyre nuk është konfirmuar.

Frigoriferi kamion besohet se ka hyrë në Britani nga Belgjika.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI