Flash

Vijojnë protestat në Barcelonë, digjen fotografitë e mbretit

Lapsi.al 5 November 2019
Vijojnë protestat në Barcelonë, digjen fotografitë e mbretit

Mijëra separatistë katalanë kanë dalë nëpër rrugë në Barcelonë për të protestuar ndaj një vizite të mbretit të Spanjës, Filipi i VI.

Protestuesit dogjën fotot e mbretit nëpër rrugët kryesore ndërkohë që shumë prej tyre i binin tenxhereve dhe tepsiave dhe thërrisnin, Katalonja nuk ka mbret!

Rajoni është prekur nga protestat prej javësh, të shkaktuara këto nga burgosja e liderëve separatistë, muajin e shkuar. Zemërimi vjen vetëm pesë ditë para zgjedhjeve të dyta të përgjithshme në Spanjë, brenda këtij viti. Zgjedhjet e të dielës synojnë të thyejnë impasin e shkaktuar nga ato të prillit. Para votimit, pesë liderët e partive kryesore parashtruan programet e tyre mbi krizën katalane në një debat të transmetuar live në televizion.

Indipendentistët ndërkohë kanë paralajmëruar një demonstrim të madh të shtunën, ditën kur edhe do të mbahet heshtja zgjedhore, në prag të votimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI