Flash

Britani e Madhe/ Partia Laburiste viktimë e një sulmi kibernetik

Lapsi.al 13 November 2019
Britani e Madhe/ Partia Laburiste viktimë e një sulmi kibernetik

Partia Laburiste, partia kryesore e opozitës britanike, theksoi sot se kishte qenë viktimë e një sulmi kibernetik të sofistikuar dhe i përmasave të mëdha në mes fushatës për zgjedhjet legjislative të 12 dhjetorit.

“Platformat dixhitale të partisë laburiste janë prekur nga një sulm kibernetik i sofistikuar dhe i përmasave të mëdha”, konfirmoi një zëdhënës në një komunikatë duke shtuar se sulmi kishte dështuar në sajë të sistemit solid të sigurisë.

“Funksionimi i kësaj platforme nuk është ndërprerë, por është ngadalësuar”, theksoi Partia Laburiste.

Drejtuesi i partisë, Jeremy Corbyn theksoi se sulmi kishte ndodhur dje dhe se nuk asnjë informacion nuk ishte piratuar.

Britania e Madhe ndodhet në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme legjislative të thirrura më 12 dhjetor për të nxjerrë vendin nga bllokimi si pasojë e Brexit.

Të këshilluara

Sot 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit

Gjermania kujton sot një ditë historike – rënien e Murit të Berlinit. Në ceremoninë kryesore merr pjesë presidenti gjerman, Steinmeier, kancelarja Merkel dhe pe...

10:28

Tronditet Italia, tërmet 4.9 ballë

Një tërmet i fortë ka tronditur Italinë këtë mbrëmje (7 nëntor). Raportohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, ndërsa ka goditur Italinë qe...

19:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI