Flash

Trump paralajmëron kartelet meksikane të drogës

Lapsi.al 6 November 2019
Trump paralajmëron kartelet meksikane të drogës

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se kartelet meksikane të drogës duhet të “fshihen nga faqja e Tokës”. Komentet erdhën pas ngjarjes në Meksikën veriore, ku anëtarë të dyshuar bandash masakruan nëntë gra dhe fëmijë amerikanë.

Anëtarët e kartelit të drogës mund të kenë vënë në shënjestër gabimisht automjetin e viktimave, duke e kujtuar për atë të një bande rivale droge, thanë zyrtarët meksikanë.

Presidenti Trump shkruante në Twitter: “Nëse Meksika ka nevojë ose kërkon ndihmë për spastrimin e këtyre monstrave, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme dhe të afta ta bëjnë punën shpejt dhe në mënyrë të efektshme“.

Por Presidenti Meksikan Andres Manuel Lopez Obrador refuzoi, duke thënë se qeveritë e mëparshme meksikane kanë provuar një zgjidhje ushtarake e cila “nuk ka funksionuar”.

Pritë u zhvillua të hënën në një zonë të largët të shtetit verior Sinaloa të Meksikës, ku karteli Sinaloa ishte angazhuar në një luftë të gjatë dhe të përgjakshme me turmat me bandat rivale të drogës. /VOA

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI