Flash

Rusia ka ndërhyrë në Brexit/ Opozita: Johnson të bëjë publik raportin

Lapsi.al 6 November 2019
Rusia ka ndërhyrë në Brexit/ Opozita: Johnson të

Një debat i ri ёshtё hapur nё Mbrёterinё e Bashkuar pёr Brexit-in: Rusia ka gjasa tё ketё ndёrhyrё ne referendumin 2016-tёs, dhe ndonёse Moska i hedh poshtё akuzat, opozita britanike ka ngritur zёrin dhe kёrkon publikimin e raportit qё i ёshtё paraqitur kryeministrit Boris Johnson.

Komisioni parlamentar pёr shёrbimet sekrete ka paraqitur tashmё njё raport. Por Johnson nuk e bёn atё publik. Liderёt opozitarё e akuzojnё ekzekutivin se po e mban tё fshehtё raportin, nё mёnyrё qё opinioni tё mos mёsojё asnjё detaj tё rёndёsishёm pёrpara zgjedhjeve parlamentare tё 12 dhjetorit.

“Kjo nuk ёshtё gjё tjetёr veҁse pёrpjekje pёr te mos treguar tё vёrtetёn ndaj parlamentit dhe pёr t’iu kundёrvёnё demokracisё sonё”, tha zёdhёnёsja e politikёs sё jashtme tё Partisё Laburiste, Emily Thornberry, e cituar nga DW.

Ajo mendon, se raporti mund tё ngrejё edhe ҁёshtje tё tjera, si moarrёdhёniet mes Johnsonit dhe njё tё dyshuari si spiun rus. Sekretari i shtetit pёr Europёn, Christopher Pincher i hodhi poshtё akuzat duke thënë se nuk ka asnjё provё, qё tё vёrtetojё se ka pasur ndёrhyrje tё suksseshme ruse nё procesin elektoral britanik. Por edhe anёtarё te vete Partisё konservatore kёrkojnё publikimin e raportit. Duke mos e bёrё publik dokumentin, Boris Johnson le hapёsirё pёr ndjenjё persekutimi tё opozitёs, tha ish-ministri i Brexit, David Davis.

Raporti i është dërguar mё 17 tetor Johnsonit, dhe normalisht shqyrtimi i njё raporti tё till, sipas ish-prokurorit tё pёrgjithshёm, Dominic Grieve, nuk kёrkon mё shumё se dhjetё ditё.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI