Flash

'Ethe' lufte, SHBA demonstron forcën, shfaqje spektakolare e avionëve që iu shmangen radarëve (FOTO)

Lapsi.al 7 January 2020
'Ethe' lufte, SHBA demonstron forcën, shfaqje spektakolare e

Forca ajrore amerikane dhuroi një shfaqje force duke prezantuar disa prej avionëve më të avancuar në botë.

52 avionë F-35A, që kanë një vlerë të pabesueshme prej 4.2 miliardë dollarë në total, fluturuan nga baza ajrore e Utah. Kjo stërvitje tregon aftësitë e SHBA për të dërguar një forcë të madhe ajrore avionësh që u shmangen radarëve.

Ajo vjen në kohën kur SHBA dhe Irani janë në kulmin e tensioneve pas vrasjes së një gjenerali iranian nga Pentagoni.

Avionët F35 janë gjenerata e pestë e avionëve që u shmangen radarëve. Kostoja për një avion nis nga 89 milionë dollarë deri në 107 milionë. Shpejtësia maksimale e tyre është deri në 1930 kilometra në orë.

Avioni është thuajse i padukshëm për radarët për shkak të formës, por edhe për shkak të një fibre, e cila i absordon sinjalet në vend që t’i reflektojë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI