Flash

Koronavirusi i merr jetën shkrimtarit kilian

Lapsi.al 16 April 2020
Koronavirusi i merr jetën shkrimtarit kilian

Ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit shkrimtari kilian Luis Sepulveda. 71-vjeçari ishte shtruar në spital në fund të muajit shkurt, pasi ishte infektuar me Covid-19.

Aktivist i palodhur dhe tregimtar i shkëlqyer, Sepúlveda kishte arritur famë ndërkombëtare në 1989 me romanin e tij të parë: “Plaku që lexonte romane dashurie”. Talentit të shkrimtarit ai i shtoi dhe angazhimin politik kundër efekteve të lëna në Amerikën e Jugut nga diktaturat ushtarake, në favor të ekologjisë militante, të popujve autoktonë të Amerikës së Jugut, kundër racizmit në Evropë.

“Unë jam një shkrimtar, sepse nuk mund të bëj asgjë, por të tregoj histori. Por unë jam gjithashtu një qenie shoqërore, një individ që respekton veten dhe ka ndërmend të zërë një vend të vogël në labirintin e historisë. Nga ky këndvështrim, unë jam reporteri i të gjithë atyre që injorohen dita-ditës, të privuar nga historia zyrtare, e cila është gjithmonë ajo e fituesve”, shprehej Sepulveda.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI