Flash

Koronavirusi në Britani, 601 të vdekur brenda ditës

Lapsi.al 29 April 2020
Koronavirusi në Britani, 601 të vdekur brenda ditës

Brenda 24 orëve të fundit, në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, 601 persona. Kështu, numri total i viktimave në vend rritet në 22,370.

Anglia regjistroi sot 445 vdekje në spitale, Skocia 83 ndërsa 73 persona kanë humbur jetën në spitalet në Uells. Irlanda Veriore nuk i ka përditësuar ende të dhënat ditore sa i përket koronavirusit.

Qeveria e vendit pritet që të njoftojë një bilanc akoma më të lartë, pasi Sekretari i Shëndetit njoftoi se vdekjet në shtëpitë e kujdesit mund të përfshihen së shpejti në përditësimin e përditshëm nga Departamenti i Shëndetit.

Organizatat e shëndetit kanë kërkuar që numri i personave që humbin jetën jashtë spitaleve të publikohet çdo ditë ndërsa ekspertët thanë të martën se nuk mund të thonë që në shtëpitë e kujdesit është arritur ende piku.

Sipas shifrave të përjavshme të publikuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare gjatë të martës, më shumë se 6.500 vdekje të shkaktuara nga virusi korona kanë ndodhur në Angli dhe Uells jashtë spitaleve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI