Flash

Covid në SHBA, 568 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Lapsi.al 21 June 2020
Covid në SHBA, 568 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar 568 të vdekur nga koronavirus sipas të dhënave të të “Johns Hopkins Universitety”.

Kjo është dita e dhjetë radhazi ku në SHBA regjistrohen më pak se një mijë të vdekur. SHBA është shteti më i prekur nga COVID-19 me 2 255 119 të infektuar nga të cilët kanë ndërruar jetë 119,719 persona.

 Rreth 20 shtete amerikane kohët e fundit kanë parë një sulm të infeksioneve, ndërsa epiqendra e virusit nga New York-u është zhvendosur në verilindje, në jug dhe perëndim.

Pas rënies nën 20 000, bilanci ditor i infeksioneve të reja të konfirmuara në Shtetet e Bashkuara është rritur në 30,000 dhe më lart gjatë ditëve të fundit.

Por ekziston ende frika për një valë të dytë të infeksioneve nga Covid-19 pas rihapjes së shteteve të ndryshme dhe protestave masive kundër dhunës policore dhe racizmit që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara javët e fundit.

Të këshilluara

55 raste të reja me Covid në Greqi

Organizmi Kombëtar i Shëndetit Publik në Greqi ka deklaruar pasditen e së mërkurës një rritje të rasteve të të prekurve me Covid 19. Sipas deklaratës për shtyp ...

16:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI