Flash

Senati amerikan nis punën për ndalimin e aplikacionit TikTok

Lapsi.al 15 July 2020
Senati amerikan nis punën për ndalimin e aplikacionit TikTok

Një komitet i Senatit të SHBA-së ka të ngjarë të votojë javën e ardhshme për një projektligj të paraqitur nga senatori republikan, Josh Hawley, në bazë të së cilit, punonjësve federalë në SHBA do të ju ndalohej të përdorin aplikacionin TikTok në pajisjet qeveritare.

Komiteti i Sigurisë së Brendshme dhe Çështjeve Qeveritare do të marrë në shqyrtim projektligjin "Jo TikTok në pajisjet e qeverisë" më 22 korrik.

"Ky aplikacion është një rrezik i madh për sigurinë”, ka thënë senatori Hawley.

Disa agjenci amerikane që merren me çështje të sigurisë kombëtare dhe të inteligjencës tashmë u kanë ndaluar punonjësve të përdorin aplikacionin, i cili lejon përdoruesit të krijojnë video të shkurtër.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë ndalimin e aplikacioneve kineze përfshirë TikTok, duke thënë ky aplikacion ndan informacione me qeverinë kineze.

Ai ka thënë se amerikanët duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e aplikacionit.

Sipas një ligji kinez të vitit 2017, kompanitë kineze kanë një detyrim të mbështesin dhe bashkëpunojnë në punën e inteligjencës kombëtare të Kinës.

Të këshilluara

138 raste të reja me Covid në Itali

Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, të paktën 241.956 persona kanë kontraktuar virusin Sars-CoV-2, ku 138 raste të reja janë shënuar në 24 or...

20:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI