Flash

Rusia pretendon të jetë e para për të aprovuar vaksinën për COVID-19: Miratohet para 10 gushtit

Lapsi.al 29 July 2020
Rusia pretendon të jetë e para për të aprovuar vaksinën

Rusia pretendon të jetë e para që do të ketë gati vaksinë ndaj Covid-19 dhe do ta aprovojë atë. Zyrtarë të lartë të shtetit bënë me dije për CNN se vaksina do të jetë gati për miratim para 10 gushtit ose në mes të muajit të ardhshëm.

Vaksina është krijuar nga Instituti Gamaleya në Moskë por nuk është bërë asgjë publike lidhur me kërkimet shkencore dhe analizat. Pra sipas CNN, ka shumë pikëpyetje lidhur me sigurinë që ofron ajo dhe a është garanci për të luftuar virusin e ri Sars Cov-2.

Por në Rusi janë të sigurt se vaksina do të miratohet dhe fillimisht do të përdoret tek personeli shëndetësor i vijës së parë që luftojnë drejtpërdrejt me COVID-19.

Dhjetëra vaksina po analizohen dhe po zhvillohen në gjithë botën nga Australia në Amerikë, por Rusia duket se në ‘fshehtësi’ do të jetë e para në këtë drejtim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI